Tiranë, 2 qershor, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së tij të sotme zhvilloi ceremoninë publike të betimit të gjyqtarit Genti Shala, i emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, para disa ditësh, ndërsa konstatoi mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Altina Xhoxhaj.
Ndërkaq, pasi diskutoi në lidhje me përcaktimin e vendeve vakante në gjykata të rretheve gjyqësore, KLD listoi se nga 1 vend të tillë ka në gjykatat e Lushnjës, Krujës, Kukësit, Sarandës, Tropojës, Pogradecit dhe 2 në atë të Përmetit.
Lista me këto vende vakante, t’i dërgohet Shkollës së Magjistraturës, në mënyrë që të diplomuarit të shprehin preferencën e tyre.
Ndërkaq, KLD shpall publikisht vendin vakant për pozicionin e kryetarit në gjykatën e Kavajës, atë të Fierit, të Vlorës, Kukës, Lushnjë dhe Dibër.
Në fund, janë shpallur publikisht vendet vakantë për gjyqtar në gjykatat e Tiranës, Kurbinit, Fier, Durrësit, apo ajo e Krimeve të Rënda.
n.e/NOA