English

Kosovë -Kryeministri Thaçi U Nis Për Vizitë Zyrtare Në Finlandë

PRISHTINË, 2 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u nis sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, me ftesë të Kryeministrit finlandez, Matti Vanhanen. Sipas zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës, përveç takimit me homologun e tij finlandez, Matti Vanhanen, Kryeministri Thaçi do të pritet edhe nga Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, kryetari i Parlamentit, Sauli Niinistö dhe ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Stubb. Kryeministri Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Finlandë do të takohet edhe me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, ish-presidentin Marti Ahtisaari./s.s./
KOMENTE