English

Kryeministri japonez jep dorëheqjen: Dështova!

Tokio, 2 Qershor, NOA - Premtoi se do ta zhvendoste bazën ushtarake amerikane nga Okinava, por nuk ia doli dot dhe kjo e ka detyruar kryeministrin e Japonisë, Jukoi Hatojama të japë dorëheqje.

Hatojama vetë deklaroi se do të largohet për shkak se ka dështuar në fushatën e tij për këtë veprim që premtoi se do të ndërmerrte.

Eshtë fakt se pas tetë muajsh në zyrë, kryeministri përballet me presione të shtuara nga partia e tij për t’u larguar para zgjedhjeve të korrikut.

n.e/NOA

KOMENTE