English

Lindje E Mesme - Flotilje - Kouchner: Hetim I Besueshëm Para Se Të Flitet Për Sanksione

PARIS, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner u prononcua sot për një hetim të ndërkombëtar 'të besueshëm" dhe të shpejtë mbi operacionin i ushtrisë izraelite kundër flotiljes së aktivistëve propalestinezë, ku theksoi se ''vetëm pas hetimeve'' do të ishte e përshtatshme të flitej për sanksione. I pyetur nga radio ''RTL'' mbi mundësinë për sanksione të komunitetit ndërkombëtar, Kouchner theksoi se "Franca kërkon që deklarata e Këshillit të Sigurimit të zbatohet plotësisht". "Kemi kërkuar zhvillimin e një hetimi të besueshëm. Duhet të veprohet shumë shpejt dhe i takon sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të përcaktojë mënyrën (...). Qoftë Kryqi i Kuq apo një tjetër formë veprimi, i takon atij të vendosë sa më shpejt", theksoi Kouchner. "Ç'lloj sanksionesh dhe pse? Fillimisht duhet të njohim rrethanat e zhvillimit të ngjarjes dhe ato do të bëhen të ditura sa më shpejt", shtoi ai. "Ekziston një formë shumë e veçante operimi të një shteti ku nuk duhet të harrojmë mënyrën se si u formua ky shtet, por nuk duhet të ekzistojnë ngjarje të për të cilat nuk është dhënë gjykimi i duhur", theksoi ai lidhur me çështjen e Izraelit./ /i.p/
KOMENTE