Lindje E Mesme - Flotilje - Nikaragua Pezullon Marrëdhëniet Diplomatike Me Izraelin
MANAGUA, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Nikaragua pezulloi sot marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në kundërpërgjigje të sulmit të përgjakshëm izraelit kundër një flotiljeje ndërkombëtare e cila ishte nisur drejt Rripit të Gazës me ndihma humanitare, njoftoi sot presidenca vendase përmes një deklarate për shtyp.
"Nikaragua pezullon menjëherë marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e Izraelit", thuhej në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësja e presidentit Daniel Ortega, Rosario Murillo, që u transmetuar drejtpërdrejt në ''Radio Ya''.
Në këtë deklaratë, qeveria e Nikaraguas, "këmbëngul në paligjshmërinë e sulmit kundër misionit humanitar që përbën një shkelje flagrante të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të të Drejtave të Njeriut".
Duke i shprehur gjithë mbështetjen solidaritetin dhe ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe qeverive të vendeve të tyre, Managua bëri "një thirrje për lirim të menjëhershëm të të arrestuarve të cilët ndodheshin në anijet e flotiljes"./
/i.p/