English

Lindje E Mesme - Greqia Kërkon Riatdhesimin E Menjëhershëm Të Aktivistëve

ATHINË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Athina i ka kërkuar sot qeverisë izraelite "riatdhesimin e menjëhershëm të 32 aktivistëve grekë" të cilët ende mbahen nga autoritetet e Jerusalemit. Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Yannis Alexis-Zepos, i deklaroi ambasadorit të Izraelit, Ali Yahya, "se është detyra e vendit të tij të garantojë sigurinë qytetarëve grekë". Dhe e informoi se një avion është gati të niset drejt Izraelit për të transportuar qytetarët grekë. Izraeli njoftoi mëngjesin e sotëm se ka nisur riatdhesimin e 250 nga 650 aktivistët e huaj që u arrestuan gjatë operacionit ushtarak kundër flotës me anije ndihmash që lundronte drejt Gazës. Disa grekë që u riatdhesuan dje, e akuzuan ushtrinë izraelite për keqtrajtime. /e.v/
KOMENTE