Lindje E Mesme - Izraeli Largon Familjet E Trupit Diplomatik Në Ankara
JERUSALEM, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli nisi sot largimin e familjeve të të gjithë anëtarëve të trupi diplomatik në Ankara, njoftoi sot në mëngjes radioja publike izraelite.
Sipas radios, e cila citonte nën kriterin e anonimitetit një zyrtar të lartë izraelit, kjo masë lidhet me largimin e mbi 15 personave që janë familjarë të anëtarëve të personit të konsullatës dhe të ambasadës së Izraelit në Ankara.
Po i njëjti burim izraelit theksoi se për momentin nuk bëhet fjalë për një shkëputje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./
/i.p/