Malësi E Madhe: Aksident Automobilistik, Humb Jetën 65 Vjeçari
MALËSI E MADHE, 2 Qershor/ATSH-G. Marku/-Një person ka humbur jetën të mërkurën, si pasojë e një aksidenti automobilistik, bën të ditur policia.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mzhedë, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe Gjergj Termali, 65 vjeç, nga fshati Ramëz, pasagjer, ka humbur jetën.
Një pasagjer tjetër, Arben M., 25 vjeç, nga fshati Vrithë, u plagos, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, Arben Kuçi, 31 vjeç, është shoqëruar në ambinetet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe./ch/