English

Miqësorja, Shqipëria mund 1-0 ekipin “e lodhur” të Andorrës

Tiranë, 2 Qershor 2010 NOA – Ekipi kombëtar shqiptar ka mundur me rezultatin modest 1-0, skuadrën “e lodhur” të Andorrës. Ndonëse ndeshje miqësore dhe ndonëse me një ekip fare modest, Shqipëria mezi ka arritur të fitojë një gol në 90 minutat e ndeshjes së mbrëmjes së sotme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.

Ishte Hamdi Salihi, ai i cili shënoi golin e vetëm të kombëtares shqiptare, duke shmangur kështu mundësinë që kuqezinjtë të dilnin edhe më me turp nga kjo ndeshje miqësore.

r.n/NOA

KOMENTE