English

Nis krijimi i Klubit të Biznesit Slloveni-Shqipëri

Tiranë, 2 Qershor, NOA – Nis puna për krijimin e Klubit të Biznesit Slloveni-Shqipëri. Me iniciativën e Edvin Libohovës, konsull i Nderit i Sllovenisë në Shqipëri, u zhvillua takimi i parë i grupit iniciator për krijimin e një klubi të tillë.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan për ngritjen e një strukture mbi baza vullnetare, e cila do të shërbejë për nxitjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën e biznesit mes dy shteteve.

Klubi, do të promovojë në mënyrë të vazhdueshme bizneset sllovene në Shqipëri, por edhe ato shqiptare në Slloveni, si edhe do mbështesë me informacione të nevojshme mjedisin e biznesit të interesuar për të patur veprimtari në të dy vendet respektive.

Të pranishmit i përshëndeti edhe i ngarkuari me Punë i Sllovenisë në Shqipëri, Davorin Senicar, i cili veç të tjerave vlerësoi iniciativën për organizimin e këtij takimi dhe shprehu gadishmërinë e shtetit slloven për të mbështetur këtë proces në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE