Eagle Mobile mbyll fushatën një mujore të pastrimit të mjedisit. Deri tani u zhvilluan aktivitete me nxënësit e shkollave të mesme në Durrës, Vlorë, Lezhë, Tiranë dhe Kukës.
Në përmbyllje Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin së bashku me Ministrin e Arsimit z. Myqerem Tafaj dhe Ministrin e Mjedisitz. Fatmir Mediu do të jenë në Kamzë në një aksion pastrimi të mjedisit me 250 nxënës të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”. Lutemi të ndiqni dhe pasqyroni këtë aktivitet.
Vendi: Kamzë, Shkolla e Mesme “Ibrahim Rugova”
Koha: E Enjte, Datë 3 Qershor, Ora 11:00
Po ashtu drejtues të Eagle Mobile do të japin shembullin e tyre qytetar duke ndërmarrë personalisht një aksion për pastrimin e mjedisit në qytetin e Pogradecit më datë 5 Qershor.