English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 2 qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Debat për Kosovën në Bruksel - BE-ja t'i japë Kosovës perspektivë konkrete anëtarësimi - Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se për Kosovën duhet "perspektivë e qartë e antarësimit në BE" e jo një "perspektivë evropiane e padefinuar". Ajo ka shprehur kënaqësinë për përkushtimin e EULEX-it që të shkojë deri në fund me hetimet për korrupsion, pa marrë parasysh se për kë bëhët fjalë në hetime Tituj të tjerë: Institucionet, të bindura për përfaqësim të barabartë në Sarajevë Kacin: Pa Kosovën e Serbinë samiti i Sarejevës i pakuptimtë Dell përkrah lidershipin e Thaçit për zbatimin e ligjit Kosovës i shtohen 5 mijë të papunë çdo vit Pasuria e krerëve të shtetit afër njëmilionëshit BE do të emërojë të dërguar për Ballkanin Perëndimor Ftolajmi: Më shumë se 600 fëmijë nga mbarë Kosova kanë marrë pjesë të martën në "Olimpiadën e lojërave pa kufi", e cila është mbajtur për të shënuar 1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. "Express" Sa peshojnë? - Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportin për pasuritë e zyrtarëve të të gjitha institucioneve të vendit. Por, nuk ka mekanizëm për të vërtetuar saktësinë e tyre. Tituj të tjerë: Na dëmtuat - Jakup Krasniqi i ka dërguar një letër Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Sekretari i Përgjithshëm i PDK shkruan se partia e tij është dëmtuar nga raporti i fundit i kësaj organizate joqeveritare, ku thuhet se SHIK inkason miliona euro përmes aktiviteteve të paligjshme. Fond kritikash - Ramush Haradinaj ka goditur lëvizjet e fundit të rivalëve të tij politikë. Ai tha se Kryeministri Thaçi nuk mund të shndërrohet në luftëtar kundër korrupsionit. Kreu i AAK'së ka reaguar edhe kundër "Fondit Limaj", duke thënë se kjo Qeveri nuk mund të mbrohet nga asnjë avokat. Sfida e fundit e BE'së - Të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë sot në Samitin e Sarajevës. Atje ka udhëtuar edhe Ministri Skender Hyseni. Catherine Ashton thotë se integrimi i rajonit në BE mbetet një nga sfidat e fundit për ndërtimin e Evropës së bashkuar dhe demokratike. Kosova e Re nuk e sjell dritën - Termocentrali Kosova e Re nuk do ta zgjidhë problemin e energjisë. "Bota Sot" Bajrami: Prania e Zanierit në Samitin e Sarajevës - antikushtetuese - Samiti i Sarajevës me dilemat e sovranitetit Tituj të tjerë: Kuçi: Përdorimi i dhunës nuk është në logjikën shtetërore të Kosovës Vendimi GJND-së nuk mund ta zhbëjë shtetin - Kosova në pritje të mendimit këshilldhënës nga GJND-ja 70 zyrtarë të lartë publikë "fshehin" pasuritë e tyre! ART legalizon veprimtarinë ilegale mobile në Mitrovicë! Duhet një institucion koordinues "Zëri" MPJ punon korridoreve - Prej të gjitha ministrive, vetëm ajo e Punëve të Jashtme është lënë në kushtet më të këqija për funksionom normal Tituj të tjerë: I ikën këshilltarët Thaçi po tallet me qytetarët e vendit - E vetmja gjë e organizuar në këtë qeveri është krimi dhe korrupsioni, thotë Ramush Haradinaj. Strategjia në pikëpyetje - Tensionet e fundit në veri të Mitrovicës kanë venitur optimizmin për mundësinë e shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë. Fshehin kuletat 70 zyrtarë Editorial - Fëmijë - për një ditë a për një vit? Shkëlqejnë në Ditën e tyre - Kremtohet 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Opinione - Imitimi i politikës në veri të Kosovës "Lajm" Zyrtarët e lartë të shtetit e deklarojnë pasurinë e tyre - Milionerë Tituj të tjerë: Ambasadorët i nënshtrohen procesit të vlerësimit - Nën ethet e shkarkimit Editorial - Duhet një institucion koordinues - Nga Behgjet Pacolli Tetë rekomandime për BE-në dhe Kosovën - E zhgënjyer në Komisionin Evropian Oda ekonomike në prag të zgjedhjeve - Dy kandidatë për Odën Fshati Kukaj braktiset nga banorët, popullohet nga artistët - Hollywoodi i Kosovës - Fshati Kukaj është braktisur gati krejtësisht nga banorët, por së fundi aty kanë nisur të blejnë tokë persona të rëndësishëm të estradës. "Infopress" Papërgjegjësi ndaj besimit të dhënë - Deputetët mungojnë në seanca dhe në komisione Tituj të tjerë: Bëhuni zot i vetes - Christopher Dell, ka thënë se çmon përkushtimin e kryeminsitrit Thaçi, që të vihet në udhëheqje të luftës antikorrupsion. Samiti i Sarajevës, pritet të jetë një kthesë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor Shenjë e njohjes unanime nga BE-ja - Thaçi: Pjesëmarrja e Kosovës në format të barabartë me shtetet tjera në Samitin e Sarajevës, është shenjë se Kosova gëzon një njohje unanime nga BE-ja. Rritet prodhimi i "Trepçës" 25 për qind Editorial - Pse i bihet në qafë Mitrovicës? "Epoka e Re" Kush sa ka - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) të martën ka bërë publikimin e pasurisë së zyrtarëve të institucioneve të Republikës së Kosovës Tituj të tjerë: Krasniqi: Duhet kohë për integrimin e veriut Kosova, e barabartë në Sarajevë Haradinaj kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe të Sejdiut. Injorohet nga Kuçi "Tribuna shqiptare" Policia e Kosovës jo të gjitha fletarrestet i zbaton - Gjykata i kërkon, ata bredhin të lirë Tituj të tjerë: Kryesia e Kuvendit - Nuk zgjidhen problemet me dhunë Mbledhja e Qeverisë - Të barabartë në Sarajevë Dell mbështet Thaçin Ulrike Lunacek raporton për Kosovën - Tetë rekomandimet për Kosovën Zgjidhja me dialog "Kosova Sot" Sejdiu deklaron pasuri 98.000 euro, Thaçi 1.491.000 euro Tituj të tjerë: Samiti i Sarajevës hapet me skepticizëm Editoriali - Pritjet nga Sarajeva Haradinaj, pas 100 ditëve ndryshimi Pasuritë e pajustifikuara të pushtetarëve Hapet rruga për kthimin e fondit pensional /a.ke/
KOMENTE