English

Përmirësuar Dukshëm Klimën Për Biznesin

PËR BIZNESIN - Shprehet Clelia Rontoyanni, eksperte austriake e ekonomisë pranë Bankës Botërore- TIRANE, 2 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/-Shqipëria ka përmirësuar dukshëm klimën për biznesin dhe është e gatshme të ndërmarrë reforma për konsolidimin e SME-ve. Ekspertja austriake e ekonomisë pranë Bankës Botërore, Clelia Rontoyanni, e pranishme në konferencën e dytë "Shqipëri- Banka Botërore, për ekonominë e progresin", që zhvilloi punimet në Tiranë, tha sot në një intervistë për ATSH-në se "Shqipëria ka bërë përmirësime të dukshme përsa i përket çështjes së biznesit, kjo referuar treguesve statistikorë nga institucionet zyrtare", duke shtuar se "të gjithë e dimë se duhet më pak kohë për të filluar një biznes tani dhe reformat legjislative po përmirësojnë klimën e biznesit në Shqipëri". Ajo u shpreh optimiste për reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të politikave fiskale, të cilat i vlerësoi si një sektor potencial për ekonominë shqiptare. Lidhur me investimet në të ardhmen në Shqipëri, Clelia Rontoyanni theksoi interesin gjithnjë në rritje të sipërmarrjes austriake për të investuar në Shqipëri, "që evidentohet më së miri dhe nga numri në rritje i biznesit austriak në Shqipëri", tha ajo /s.s./
KOMENTE