English

Policia mbërrin tek shtëpia-muze në Pezë, reagon Dashamir Peza

Tiranë, 2 Qershor, NOA - Vendimi i qeverisë sipas të cilit, shtëpia ku është zhvilluar Konferenca e Pezës do të kalojë në varësi të Institutit të Monumenteve dhe jo më Bashkisë së Tiranës, siç ka qenë deri tani, ka çuar sot atje disa forca policie,.

Por prania e tyre është kundërshtuar nga Dashamir Peza, deputet i Partisë Socialiste, i cili pretendon se ajo është shtëpia e tij që e ka ndërtuar vetë në vitin 2001, ndërsa shtëpia për të cilën qeveria pretendon se duhet ruajtur si muze, është rrënuar tashmë.

“Shtëpia e vjetër që ka qenë muze, ku është zhvilluar Konferenca e Pezës, nuk ekziston më, por mbi të është ngritur një ndërtesë e re prej tij”, është prononcuar Dashamir Peza.

Sipas tij, shtëpia e vjetër që ka qenë muze në Pezë është prishur në vitin 1998 dhe se ai ka kontribuar për rrëzimin e saj, duke ndërtuar një shtëpi tërësisht të re në 2001 sipër saj, të cilën e ka futur në proces legalizimi në vitin 2008.

n.e/NOA

KOMENTE