Kurbin, 02 qershor, NOA Update– Tre personat që i vunë gjobën 100 mijë euro biznesmenit italian në qarkun e Lezhës, i “kanë” kërkuar këtë shumë duke i premtuar se do t’i mbyllnin një problem me policinë.
Ky është sqarimi që jep Prokuroria për Krimeve të Rënda në lidhje me arrestimin e tre personave, mes të cilëve ka qenë dhe një punonjës i policisë.
Ka qenë biznesmeni italian me inicialet E.P, ai që ka denoncuar skemën që kishin përgatitur tre personat e arrestuar, Sefer Dervishi, Jetnor Dushaj, Ermal Malaj.
“Sipas kallëzuesit, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë kërkuar shumën prej 100.000 eurosh, në shkëmbim të mbylljes së një problemi me policinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkohë që i arrestuari Sefer Dervishi ka qenë administrator i firmës së biznesmenit italian, E.P.
m.xh/NOA