English

Rama: Berisha t’i thërrasë mendjes

Tiranë, 02 qershor, NOA – Me tone të ashpra Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar sot nga Kryeministri Sali Berisha të bëjë transparencë për zgjedhjet dhe të mos rrezikojë vendin dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Në një konferencë për mediat, Rama ka theksuar se Kryeministri duhet të kuptojë se nuk mund të realizojë projektin e tij për “krijimin e mbretërisë së pashpallur”. Rama ka theksuar se Berisha duhet të kuptojë apelet e ndërkombëtarëve.

“Berisha është njeriu shurdh i kësaj bote. Prej ditësh Shqipëria dëgjon mesa të forta nga ndërkombëtarët. Por ai sillet si një përfaqësues i një bote interesash që bien ndesh me interesat e vendit", u shpreh Rama në deklaratën e tij.

Kryetari i Partisë Socialiste i ka cilësuar veprimet e fundit të përfaqësuesve të mazhorancës si veprime që thellojnë dhe më tej hendekun për zgjidhjen e krizës. Me tone kërcënuese, Rama u shpreh se, “unë përsëris apelin që Berisha t'i thërrasë mendjes dhe të bëjë transparencë".

m.xh/NOA

KOMENTE