English

Rama, Samiti I Sarajevës, Mbështetje E Qartë Për Liberalizimin E Vizave

- Shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama- TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, vlerësoi sot, në një prononcim për shtypin, se Samiti i Sarajevës është një ditë tjetër e shënuar në procesin e pakthyeshëm të europianizmit të Shqipërisë. Duke shprehur vlerësimin dhe konsideratën maksimale të Lëvizjes Socialiste për Integrim për këtë ngjarje Rama tha se "takimi i Sarajevës, pra mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Sarajevë, dha mbështetje të qartë dhe të plotë për liberalizimin e vizave, çka do të thotë se reformat e realizuar dhe gjithë procesi i pakthyeshëm i evropianizimit të vendit gjen kështu dhe një mbështetje në këtë moment të rëndësishëm për të krijuar gjithçka duhet në funksion të liberalizimit të vizave". Takimi i Sarajevës, nënvizoi Rama, nuk është i vetmi, por padyshim është një moment shumë i rëndësishëm për të krijuar gjithçka duhet në funksion të liberalizimit të vizave. /s.s./
KOMENTE