Rumani - Basescu I Kthen Parlamentit Një Ligj Për Agjencinë Antikorrupsion
BUKURESHT, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rumun, Traian Basescu njoftoi sot se kishte kthyer në Parlament një ligj që reformon agjencinë antikorrupsion duke theksuar se disa nga artikujt rrezikonin të dobësonin luftën kundër korrupsionit.
Basescu kritikoi vendimin e të zgjedhurve të përfshirë në klauzolat e besueshmërisë në lidhje me deklaratat e pasurive dhe heqjen e detyrimit për kandidatët me një mandat parlamentar ose ekzekutiv për deklarimin e pasurive të tyre, detyrim që vlen vetëm për të zgjedhurit.
"Lufta kundër korrupsionit si dhe një garanci e transparencës dhe integritetit në sektorin publik janë elementë të rëndësishëm për një qeverisje më të mire dhe një prioritet për shoqërinë rumune'', thekson presidenti në letrën e tij./
/ec/ a.jor.