Sarajevë - Miloshoski: Greqia Nuk Duhet Të Shkelë Kredibilitetin Evropian Për Ecjen Përpara Të Maqedonisë
SARAJEVË, 2 qershor /ATSH-MIA/ - Greqia duhet të mendojë seriozisht dhe të marrë parasysh çështjet dypalëshe për të mos shkelur kështu kredibilitetin evropian apo të mbajë peng procesin e zgjerimit të BE-së dhe të përparimit të Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshoski gjatë takimit me homologun e tij grek, Dhimitris Drucas në kuadër të Samitit të Sarajevës.
''Bllokadat nuk do të sjellin dobi për Greqinë. Ato nuk do ta rritin kredibilitetin e Bashkimit Evropian'', theksoi Miloshoski.
"Bllokadat vetëm mund të dëmtojnë procesin bilateral të bisedimeve për të gjetur kompromis, që do të kënaqë dinjitetin dhe ndjenjat kombëtare të Republikës së Maqedonisë", shtoi shefi i diplomacisë maqedonase./
a.jor.