English

SHBA, nafta e derdhur në det po përhapet edhe në Misisipi

Misisipi, 2 Qershor, NOA – Fatkeqësia natyrore e përhapjes së naftës nga deti në tokë që ka goditur brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes Gjirit të Meksikës, mësohet se tashmë ka goditur edhe Misisipin.

Ndërsa deri pak ditë më parë, flitej të ishte prekur vetëm Luiziana, tashmë edhe ky shtet amerikan rrezikon të jetë i prekur nga nafta që derdhet vazhdimisht në det dhe era mesa duket, po e përhap gjithandej.

Një fakt të tillë e ka deklaruar vetë guvernatori i Misisipit, Hejli Barbur, sipas të cilit, një njollë e gjatë 3.2 kilometrash e gjatë dhe 1 metër e gjerë është zbuluar në një breg afër kufirit me Alabamën.

Kjo nënkupton se Luiziana, Alabama dhe Misisipi janë goditur nga njolla e naftës.

Ndërkaq, prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Erik Holder, tha se zyra e tij ka hapur hetime kriminale ndaj kompanisë “British Petrolium” për derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës.

n.e/NOA

KOMENTE