English

Shkodër: Turistët, Me Biçikleta Në Veriun E Shqipërisë

SHKODËR, 2 Qershor/ATSH-G. Marku/ - Një grup turistësh europianë e kanë vizituar në një mënyrë të veçantë veriun e Shqipërisë: me biçikletë. "Jemi 5 vetë në një grup që kemi kaluar disa ditë shumë të këndshme këndej në zonat veriore të Shqipërisë", thotë Piteri, rreth të 50-ve, nga Gjermania. Dy prej tyre janë gjermanë, tre çekë, të lidhur me njëri-tjetrin familjarisht. Gruaja e vetme në grup është bashkëshortja e Bobit, Mirosllavit. Bobi e Piteri janë vëllezër. Më i riu, Petrik, është student. "Është hera e parë që vijmë në Shqipëri," thotë Mireku, pjesëtari tjetër i grupit. "Nxitjen e kemi marrë nga disa miqtë tanë që kanë qenë më përpara këtu, dhe në fakt, ashtu siç na thanë na doli edhe neve, pasi kemi mbetur shumë të kënaqur me këtë xhiro disa ditore në zonat e rajonit verior të Shqipërisë", thotë Mirosllav Sylla, me profesion mjek. Të hipur mbi biçikleta, ata kanë hyrë në Shqipëri nga dogana e Muriqanit, kanë shkuar në Rrëshen, pastaj në Lurës, më pas në Peshkopi, Kukës, Krumë, Bajram Curri, Valbonë, Fierzë dhe, kur i takuam ne, në Shkodër. "Kudo që kemi qenë e kemi kaluar mjaft mirë," thotë Mirosllavi. Idra, bashkëshortja e tij, është mrekulluar me hotelin "Tradita", ku kanë qëndruar. "Aty i gjeje të gjitha, mjedisin çlodhës, shërbimin e përpiktë në një mënyrë tejet origjinale me kostumet kombëtare, të të gjithë personelit, që shkonin në një sinkron të plotë me arkitekturën e mjedisin që të rrethonte. Çdo cep i tij fliste për histori. Ishte një muze i mirëfilltë etnografik që të jepte mundësi të njiheshe, jo vetëm me traditat e veriut të Shqipërisë, por edhe më gjërë për sjhumë zona të vdndit tuaj," tha ajo./ch/
KOMENTE