Tiranë, 2 Qershor, NOA – Kuqezinjtë e ekipit tonë kombëtar do të zhvillojnë sot një ndeshje miqësore skuadrën e Andorrës.
Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo do të luhet sot në mbrëmje në kryeqytetin shqiptar, përkatësisht në orën 20.00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa".
Bëhet me dijeni gjithashtu se trajneri i kombëtares Josip Kuzhe do të vërë gjatë kësaj ndeshje në përdorim skemën klasike 4-4-2.
Kjo ndeshje është vërtet miqësore, por Kuzhe do ta testojë atë para eliminatoreve për kampionatin e ardhshëm evropian, të cilat do të nisin tashmë.
n.e/NOA