English

Shtëpia E Bardhë: Dorëheqja E Kryeministrit Nuk Do Të Prekë Marrëdhëniet Japoni-Shba

PITTSBURG (SHBA), 2 qershor /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë theksoi sot se Japonia ishte një nga miket më të mira të SHBA-së dhe që marrëdhëniet amerikano-japoneze nuk do të preken nga dorëheqja e kryeministrit, Yukio Hatoyama. "Japonia është një nga miket tona më të mira në botë dhe kjo aleancë nuk do të alterohet për shkak të një ndryshimi në krye të vendit'', konfirmoi Bill Burton, një zëdhënës i presidentit amerikan, Barack Obama, pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministrit të qendrës së majtë, Yukio Hatoyama. Hatoyama dha dorëheqjen për shkak të menaxhimit jo të mirë të një baze amerikane dhe uljes së madhe të popullaritetit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE