English

Tadiç në Greqi: Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Athinë, 2 Qershor, NOA – Vetëm pak ditë më parë në Athinë mbërriti ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ndërsa sot në kryeqytetin grek ndodhet vetë presidenti serb, Boris Tadiç.

Që të dy kanë bërë me dije në takimet respektive me autoritetet e larta greke se ekziston një nivel i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sikundër ndajnë të njëjtat qëndrime edhe për çështjet aktuale që shqetësojnë rajonin e Ballkanit dhe të ardhmen e tij.

“Në radhë të parë dua t'iu falënderoj për mbështetjen tuaj gjithë këto vite dhe kuptimin esencial të problemeve tona”, theksoi Tadiç ndaj Papuliasit, duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe problematikën e krijuar pas pavarësisë së Kosovës.

Tadiç tha lidhur me këtë se Beogradi “nuk do të njohë në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës” por do të vazhdojë të ketë një “politikë miqësore” dhe se “është i gatshëm që pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të negociojë sërish të ardhmen e kësaj krahine”.

Nga ana e tij, kreu i shtetit grek ka rikonfirmuar qëndrimin grek për “një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët të bazuar në të drejtën ndërkombëtare si dhe ruajtjen e integritetit territorial”.

n.e/NOA

KOMENTE