English

Taksisti qëllon me armë pesë persona më pas vetëvritet (VIDEO)

Angli, 3 Qershor NOA Update - Policia britanike njoftoi se kishte gjetur trupin e pajetë të një 52 vjeçari mëngjesin e së Mërkurës dhe kjo pasi prej kohësh ishte vënë në kërkim të tij pas një seri vrasjesh që ky i fundit kishte kryer në Liqenin e Qarkut, në veri-perëndim.

Derrick Bird, një shofer taksie, i cili ka shkaktuar vdekjen e pesë personave të tjerë – siç deklaroi vetë kryeministri britanik, David Cameron - u gjet i vdekur në një zonë të izoluar në Boot, një fshat në luginën Eskdale, një zonë e dashur nga udhëtarët.

Pas vrasjeve që ishin kryer në zonat e Whitehaven, Seascale dhe Coniston në Cumbria, policia i kishte bërë të ditur banorëve dhe turistëve të mos kalonin në këto ambiente.

{youtube}KaaulUaahzY{/youtube}

Zinxhirin e dhunës personi në fjalë e filloi në 10:35 në Whitehaven, një qytet bregdetar dhe si rrjedhojë policia arriti të identifikonte autorin i cili ishte pikërisht, Derrick Bird.

“Derrick Bird ka lënë makinën e tij në Boot dhe tani është duke lëvizur në këmbë”, - njoftoi një deklaratë të policisë.

Në këtë moment policia e ftoi të gjithë publikun në Boot të mos bënte asnjë lëvizje deri në një komunikim të mëtejshëm, i cili duhet thënë se i dha fund kësaj ngjarjeje të tmerrshme.

r.b/NOA

KOMENTE