English

Tregtia E Jashtme- Partnerët Kryesorë Italia Dhe Greqia

TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Partnerët kryesorë tregtarë të vendit vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia, sipas statistikave të INSTAT, mbi tregtinë e jashtme për muajin prill. Shifrat tregojnë se me Italinë eksporti është 52.1 përqind dhe importi 25.8 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 5.5 përqind dhe importi 16.4 përqind. Sipas INSTAT, tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 65.2 përqind, ku eksporti i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" u rrit 41.7 përqind. Rritje ka shënuar grupi "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" në masën 10.1 përqind, duke vijuar me produktet kimike dhe plastike, të cilat janë rritur me 7 përqind. Mallrat e importuara të grupit "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rritën me 11.3 përqind, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" në masën 8.3 përqind, "Produkte kimike dhe plastike" me 7.5 përqind, etj. Ndërsa importi i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u ul 6.8 përqind. INSTAT bën të ditur se importi i mallrave me akcizë muajin e kaluar arriti vlerën 5,6 miliardë lekë, duke zënë 14.6 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me marsin 2010, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 43 përqind./e.gj//a.ke/
KOMENTE