English

Turqi - Flotilja - Parlamenti Kërkon Masa Efikase Kundër Izraelit

ANKARA, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Parlamenti turk kërkoi sot me unanimitet masa efikase kundër Izraelit, pas sulmit izraelit kundër flotiljes së ndihmave nisur për në Rripin e Gazës. Parlamenti i kërkoi qeverisë turke të rishikojë lidhjet politike, ushtarake dhe ekonomike me Izraelin dhe të marrë masat efikase të nevojshme, sipas një deklarate të miratuar me unanimitet. "Turqia duhet të përdorë mjetet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që ka në dispozicion kundër Izraelit'', thuhej në deklaratë. Deklarata kërkon gjithashtu ngritjen e një komisioni ndërkombëtar të pavarur për të hetuar sulmin izraelit që përbën një dhunim flagrant të të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së Kombeve të Bashkuara. "Qeveria izraelite duhet të kërkojë zyrtarisht falje për këtë sulm duke siguruar që ata që kanë sulmuar do të nxirren para drejtësisë'', vijon deklarata. Parlamenti i kërkoi gjithashtu Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratojë një rezolutë që dënon Izraelin duke përfshirë dhe sanksione./ /ec/ a.jor.
KOMENTE