English

Turqi - Qindra Persona Presin Të Dëbuarit Nga Izraeli

STAMBOLL, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 1 000 persona u mblodhën sot në sheshin kryesor të Stambollit për të pritur si heronj militantët turq që do të ktheheshin nga Izraeli pas sulmit izraelit në flotiljen me ndihma nisur drejt Gazës. Manifestuest ishin mbledhur në sheshin ''Taksim'' para një ekrani gjigand të vendosur nga organizata islamike IHH, një prej organizatorëve kryesorë të kësaj ekspedite për dërgimin e ndihmave humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës. Dokumentarë që tregonin aksionet e ndërmarra nga IHH në botë u transmetuan në ekranin gjigant në një ambient festiv. Izraeli vendosi dje në mbrëmje të dëbojë të gjithë militantët e ekspeditës detare nisur drejt Rripit të Gazës me rreth 350 turq./ /ec/ a.jor.
KOMENTE