Korçë, 2 qershor, NOA – Një 52 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës për trafik të lëndëve narkotike. I arrestuari është Eftim Ziko, lindur dhe banues në qytetin e Pogradecit. Operacioni i koduar “Valixhja e kuqe”, për shkak të vendit ku u gjend droga, është finalizuar me sekuestrimin e 18. 700 kilogramë lëndë narkotike, hashash.
Droga u gjend në makinën e Zikos e llojit “Volvo” dhe me targa PG 4123 B. Sipas policisë në valixhen e kuqe, e cila ndodhej në bagazhin e makinës ishin 9 pako të mbështjella.
Mendohet se Ziko do ta transportonte drogën drejt Greqisë për ta shitur më pas. Policia po merr në pyetje 52 vjeçarin për të mësuar rreth orgjinës së drogës dhe destinacionit më të saktë të saj.
Nisur nga sasia e madhe prej gati 19 kilogramësh mendohet se është një rrjet i organizuar mes dy vendeve nga ku bëhet furnizimi me drogë dhe më pas shitja e saj. Policia e Korçës deklaron se po kryhen të gjitha veprimet hetimore procedurjale dhe materialet.
m.xh/NOA