English

Vëllavrasja për pronën në Shkodër, kapet nipi që vrau xhaxhanë me levë në kokë

Shkodër, 2 Qershor, NOA – Goditi me levë në kokë xhaxhain duke e lënë të vdekur, ndërsa babai i tij mbeti i vrarë prej këtij të fundit në sherr e sipër për kufirin e një livadhi në Bjeshkën e Domenit të Shkodrës.

Fjala është për të tretin e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin verior dy ditë më parë, Selim Çelaj,50 vjeç, banues në fshatin Domen të tij, i cili është mundur të kapet nga forcat e policisë së Shkodrës pasi rezultonte i shpallur në kërkim për aktin e lartpërmendur.

Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se i ndaluri “rezulton se ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij Isa Çela, 76 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”.

Gjithashtu, forcat policore bëjnë me dijeni se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të pistoletës, së bashku me një krehër me 4 fishekë në të, me të cilën Isa Çelaj ka qëlluar vëllanë e tij, Hysen Çela, duke e plagosur rëndë, e me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë.

U kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të të ndaluarit Selim Çelaj iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE