English

Vlorë: Koncert Instrumental Italian, Një Sintezë Muzikore

VLORË, 2 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Në kuadrin veprimtarive "Dy popuj, një det, një miqësi", organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, mbrëmë u dha një koncert për trompë dhe violinë me instrumentistë italianë, në teartin "Petro Marko". Luigi Morleo, docent pranë Konservatorit "N. Piçinni" në Bari dhe timpanist pranë Orkestrës "Società dei Concerti" u shoqërua nga Angelo Berardi në violinë, Francesco Palazzo në fizarmonikë e Franco Barile në kontrabas. Muzika lirike, me ritme të forta e të lehta u ndoq me interes nga të pranishmit, qytetarë vlonjatë, artdashës të moshave të ndryshme. Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi theksoi se ky koncert italian është një sintezë në fushën muzikore, sfumaturave dhe influencave të ndryshme estetike të zonës mesdhetare./ch/
KOMENTE