English

Vlore: Mot I Paqendrueshem, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 2 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e paqëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me zhvillime resh në pjesën e parë të ditës, të cilat do të vijnë duke u shtuar dhe në pasdite nuk përjashtohen reshje locale shiu. Kjo do të jetë rrjedhojë e ndryshimit të drejtimit të erës nga kuadrati Veri-Veriperëndim, në Jug-Jugperëndim. Një situatë e tillë nuk do të ndikojë ndjeshëm në kushtet e lundrimit, të cilat parashikohet të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë shpejtësi nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 14-16 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE