English

Vlorë: Sekuestrohen Lojrat E Fatit Për Mungesë Liçense

VLORË, 2 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Seksioni i Krimit Kundër Pronës në bashkëpunim me atë të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sekuestruan sot mjetet elektronike të një lokali lojrash fati në Vlorë, administratori i të cilit dyshohet se ushtronte aktivitet pa liçensën e organeve tatimore. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, "ekspertët verifikuan të gjithë dokumentacionin si dhe kompjuterat e lojrave të fatit, duke përpiluar edhe relacionin përkatës për të vendosur më pas masën e sekuestros ndaj 8 aparaturave dhe duke bllokuar aktivitetin e lokalit "Apex". Gjithashtu, nisi çështja penale në ngarkim të administratorit, L.Vitaj, 27 vjeç për veprën penale të organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit. Gjatë këtij viti ka patur 3 aksione të tilla, të cilat kanë përfunduar me sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike të lojrave të fatit./ch/
KOMENTE