Tiranë, 3 qershor, NOA – Drejtuesi i një furgoni është arrestuar ditën e djeshme në Kamëz pasi aksidentoi një gruaje 74 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën qendër Kamëz - Institutin Bujqësor dhe gruaja që ka humbur jetën quhej Gjyslime Demir Lamaj.
Drejtuesi i furgonit, tip kamioncinë, 47 vjeçari Shkëlqim Tofik Kosiqi, sipas policisë nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit.
Gruaja e moshuar ka në momentin e aksidentit po kalonte rrugën nga trotuari i djathtë i rrugës për tek trafikndarësi.
Policia sqaron se materialet në ngarkim të Lajmajt i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni neni 290/1 i Kodit Penal.
m.xh/NOA