Aksidentoi Të Moshuarën, Arrestohet Drejtuesi I Furgonit
TIRANË, 3 Qershor /ATSH / - Një 74 vjeçare nga Tirana ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën qendër Kamëz- Institituti Bujqësor, ndërkohë që në pranga është vënë autori i kësaj ngjarjeje, një 47 vjeçar nga Tirana.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë sot për ATSH-në se dje u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi Shkëlqim Kosiqi, i cili teksa drejtonte automjetin e tij tip Furgon, ka aksidentuar shtetasen Gjyslime Lamaj, në momentin që kjo e fundit tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
Materialet hetimore në ngarkim të 47 vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoja për jetën", i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme.
Gjithashtu, ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik mbrëmjen e së merkures, në segmentin rrugor Tiranë - Durrës, një 47 vjeçar nga Maqedonia.
Sipas burimeve policore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, shtetasi Iniz Ajeti nga Tetova e Meqedonisë, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur drejtimin e mjetit e për pasojë ka rënë në kanal, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme./m.sh//a.ke/