English

Arrestohen shqiptarët me Jaguar dhe stoli të çmuara të vjedhura

Milano, Itali, 3 qershor 2010 NOA - Udhëtonin në bordin e një Jaguari të vjedhur në të cilin kishte piktura me vlerë, stoli argjendi, shishe verë dhe plaçkë të tjera të cilësisë së mirë prej dhjetëra mijëra dollarësh. Kanë qenë dy, shqiptarët të cilët u arrestuan në këtë ngjarje nga forcat policore të në autostradën ndërmjet Brescia dhe Milanos.

Sipas burimeve policore në autoveturën luksoze që ju shihni në foto, u vu re dhe prezenca e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët arritën të shmangeshin nga kjo situatë.

Gjithçka nisi në orën 5.50 të mëngjesit të sotëm ku policët vunë re një Jaguar i cili kishte kaluar limitin e shpejtësisë së lejuar rreth 240 kilometër për orë. Kështu tre patrulla të policisë u vunë në ndjekje të saj ku menjëherë Jaguari shtoi shpejtësinë për t’u shmangur nga ndjekja e karabinierëve.

Më pas gjatë rrugës personat që ishin në bordin e Jaguarit e lanë atë për të vazhduar arratinë në këmbë por, dy prej katër personave në fjalë u kapën nga autoritetet dhe bëhej fjalë pikërisht për dy shqiptarë respektivisht nga 24 dhe 34 vjeç, ku në bazë të verifikimeve që iu bënë u vu re se të dy kishin dhe precedentë të mëparshëm penalë.

Brenda në makinë agjentët arritën të sekuestronin 14 piktura, stoli të shumta argjendi, 25 shishe verë, një shpatë dhe një pistoletë beretë që shihni në foton e dytë. Policia tha se të gjitha sendet rezultuan të vjedhura dhe arma, pa leje.

Në të njëjtën mënyrë ata kishin bërë të tyren dhe autoveturën e tipit Jaguar. Tashmë të dy shqiptarët ndodhen në qeli me akuzën e vjedhjeve dhe armëmbajtjes pa leje.

r.b/NOA

KOMENTE