English

Axhenda Ndërkombëtare 3 Qershor 2010

-------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ JERUSALEM/GAZA/ANKARA - Ndjekje e situatës pas mbërritjes në Turqi të qindra militantëve të flotiljes me ndihma nisur drejt Rripit të Gazës, viktimë e një sulmi izraelit që shkaktoi nëntë të vdekur dhe ngjalli indinjatë tek ndërkombëtarët. Kryeministri Benjamin Netanyahu e cilësoi flotiljen humanitare si operacion terrorist. - Ndjekje e situatës në Turqi që mendon të nisë proceset gjyqësore kundër Izraelit. - BRUKSEL - Konferencë shtypi në Parlementin evropian organizuar nga të Gjelbërit përsa i përket sulmit izraelit kundër flotiljes, në prani të të deleguarit të përgjithshëm të Autoritetit palestinez - TUNIZI - Manifestime kundër sulmit izraelit kundër flotiljes humanitare. WHITEHAVEN (Britani e Madhe) - Zhvillime dhe reagime pas vdekjes së 12 personave në rajonin turistik Lacs shkaktuar nga një shofer taksie i armatosur. TË TJERA -------------- NJU ORLINS - Vazhdojnë përpjekjet për largimin e naftës në brigjet jugore të SHBA-së. TOKIO - Ministri japonez i Financave është më favoriti për të marrë përsipër funksionin e kryeministrit të dorëhequr, Yukio Hatoyama, pasi mori mbështetjen e dy konkurentëve kryesorë. KABUL - Ndjekje e situatës, ndërkohë që talebanët ndërmorën dje në Kabul sulme me raketa dhe sulme kamikaze. LONDËR - Vizitë e kryeministrit kanadez, Stephen Harper pritur në Downing Street nga homologu britanik, David Cameron. ÇIKAGO (SHBA) - Presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke mban një fjalim në degën rajonale të Çikagos. UASHINGTON - Vazhdon dialogu strategjik USA-Indi, Hillary Clinton takon homologun indian, S.M Krishna. UASHINGTON - Publikohet një statistikë për punonjësit e sektorit privat, para shifrave të papunësisë që do të publikohen nesër. GJENEVË - Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë nëse pandemia e gripit H1N1 ka përfunduar ose jo./ /ec/ a.jor.
KOMENTE