Axhenda Per 4 Qershor, Atsh
Ora 09:30- Ministri per Inovacionin, Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo merr pjese ne takimin Shqiperi-Donatore, ne Hotel Sheraton;
Ora 10.00-13. 00- Nen kujdesin e Kryeministrit te Republikes se Shqiperise, Sali Berisha zhvillohet Konferenca Perkujtimore "Nëne Tereza ne 100- vjetorin e lindjes";
Ora 10.00 - Ministri i Financave Ridvan Bode firmos me BEI, marreveshjen e kredisë për investimet ne infrastrukture, ne rruget rajonale dhe dytesore;
Ministrat Ilir Meta dhe Arben Imami vizitojnë kombinatin ushtarak të Poliçanit;
ELBASAN:
Ora 10.00 - Në Kishën Shën Joan Vladimiri zhvillohet pelegrinazhi në kuadër të 4 qershorit ditës së " Mirëkuptimit dhe Harmonisë";
Ora 11.00- Në ambjentet e Teatrit " Skampa" Këshilli i Qarkut do të organizojë konferencën me temë " Zhvillimi i Turizmit Rural në qarkun e Elbasanit".
KOSOVË:
Ora 08:45 - Lartmadhëria e Tij, Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe vizitë në minierën e Trepçës;
Ora 09:30 - Misioni i EULEX-it në Kosovë prezanton Raportin e Programit për vitin 2010.
Ora 10:00 - Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ora 10:00 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të vizitojë Prokurorinë e Shtetit
Ora 10:00 - Organizuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Institutit të Historisë, mbahet simpoziumi shkencor "Mitrovica gjatë viteve 1944-1999"
Ora 10:00 - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati do të marrë pjesë në konferencën e organizuar Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale me temën "Implementimi i procesit të decentralizimit në Kosovë, dy vite pas kushtetutës"./n.m/