Nju Jork, 3 Qershor, NOA – Izraeli duhet ta tërheqë menjëherë bllokadën e tij në Rripin e Gazës, në mënyrë që ndihmat humanitare të mund të hyjnë në këtë territor.
Një thirrje të tillë e ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Sipas tij, “tragjedia vetëm sa e thekson problemin serioz”.
“Mbyllja e gjatë e Rripit të Gazës është e paqëndrueshme dhe e gabuar. Ajo i dënon civilët e pafajshëm. Autoritetet e Izraelit duhet ta tërheqin menjëherë”, tha Ban Ki Mun lidhur me një fakt të tillë.
Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka mbrojtur bllokadën, duke thënë se ajo është e nevojshme për parandalimin e kontrabandimit të raketave dhe të armatimit tjetër në Rripin e Gazës, nga Irani dhe të tjerët.
Ndërsa Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, me shumicë votash ka vendosur për ndërmarrjen e hetimeve ndërkombëtare, ku vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë votuar kundër.
n.e/NOA