Tiranë, 3 Qershor, NOA – “Shpreh keqardhjen për politizimin e fatkeqësisë së zhdukjes së vajzës 6-vjeçare, Bleona Mata dhe garantoj se Policia e Shtetit nuk do dorëzohet në përpjekjet për gjetjen e saj”.
Me këto fjalë u është kundërpërgjigjur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, akuzave të ngritura publikisht sot gjatë ditës, por edhe në seancë plenare, nga deputeti socialist Asllan Dogjani, sipas të cilit strukturat përkatëse të policisë po dështojnë dhe po tregojnë mungesë profesionalizmi në ndjekjen e këtij rasti.
“Strukturat e policisë kanë bashkëpunuar me homologët e tyre të Kosovës, Maqedonisë dhe po bëjnë ç’është e mundur në funksion të kërkimit të vajzës Mata”, tha Basha më pas.
“Partia Socialiste shpreh shqetësimin për mungesën e profesionalizmit dhe tendencën e strukturave të policisë së shtetit për ta shumuar ngjarjen nëpërmjet deklaratave të ndryshme dhe shpesh herë kontradiktore vetëm e vetëm për t’i shpëtuar përgjegjësisë përpara opinionit publik”, ka thënë Dogjani lidhur me një faktë të tillë.
n.e/NOA