English

Berisha: Gratë fitojnë 35 % më pak se burrat

Tiranë, 3 Qershor, NOA Update - Roli dhe kontributi i grave dhe vajzave në shoqëri është i pazëvendësueshëm, por është fakt se të ardhurat që ato sigurojnë nga puna e tyre janë realisht në nivelin prej 35 % më të ulëta se ato të burrave.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës “Përballja me stereotipet gjinore”, ku ka theksuar se “askund nuk është shkruar se gratë duhet të përfitojnë më pak, por ja që ky rregull i pashkruar zbatohet”.

Duke i cilësuar si “kontraktuale të shkëlqyera”, Berisha tha se gratë nuk është e drejtë të fitojnë më pak se burrat.

Lidhur me këtë, duke premtuar një përmirësim të kuadrit ligjor lidhur me barazinë gjinore, ai tha se kjo e fundit, është kushti i të gjitha kushteve për të patur një shoqëri të emancipuar, prandaj “kjo qeveri do mendojë vetëm për gratë”.

“Në të gjithë sektorët gratë dhe vajzat janë shumicë, pasi i tillë duhet të jetë se janë shumicë edhe në shoqëri”, tha më pas ai, duke kërkuar përfaqësim sa më të denjë të tyre në të gjithë sektorët e vendit.

n.e/NOA

KOMENTE