Tiranë, 3 qershor, NOA Update – “Në këtë ofertë, cilido që e shqyrton konstaton se kjo mazhorancë nuk ka asnjë detyrim ligjor për asnjërën nga premtimet e kësaj oferte, por kjo mazhorancë e bën atë në respektin më të madh për opozitën dhe interesin më të mirë të shoqërisë dhe të vendit”.
Kjo është deklarata që Kryeministri Sali Berisha ka bërë për situatën politike në vend dhe kostot që ajo mund të sjellë për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në një prononcim për mediat, në fund të konferencën “Sfidat në kapërcimin e steriotipeve gjinore”, Berisha u shpreh se Kryetari i PS-së, Edi Rama duhet të reflektojë për situatën dhe ku e ka futur vendin, në të mirë të interesave të qytetarëve.
“Ajo çka dua të theksoj këtu dhe besoj se përgjigjet janë dhanë të qarta, por e ftoj zotin Rama që me realizëm, me vështrim dhe analizë realiste, në interesin më të mirë të partisë që përfaqëson, të mos refuzojë paketën e ofertës së mazhorancës, e cila udhëhiqet fund e krye nga respekti i palëkundur për opozitën, rolin dhe bashkëpunimin me të”, u shpreh Berisha.
m.xh/NOA