English

Britani E Madhe - Flotilja - Izraelitët Kanë Shpërfillur Mesazhet Për Ndihmë

LONDËR, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Forcat izraelite kanë shpërfillur thirrjet për ndihmë të anëtarëve të flotiljes ndërkombëtare të ndihmës humanitare në Gaza e sulmuar të hënën nga një komando e shtetit hebre, njftoi sot një aktiviste pasi është kthyer në Londër. Sarah Colborne, drejtoreshë në organizatën "Palestine Solidarity Campaign", tregoi se si aktivistët, të cilët kishin parë komandon izraelite të afrohej, ishin përpjekur të jepnin mesazhe". "Në to thuhej se ne ishim një flotilje ndihme humanitare, se kishim qëllime paqësore, se nuk ishim të armatosur, se kërcënoheshim nga marina izraelite në ujërat ndërkombëtare dhe se i kërkonim ndihmë komunitetit ndërkombëtar", shtoi ajo në një konferencë shtypi në aeroportin "Heathrow" të Londrës. "Izraeli bllokoi transmetimet me satelit. Pra, ishte e vështirë të jepeshin mesazhe", tregoi ajo. Kur filloi sulmi ndaj aktivistëve, disa mesazhe të tjera iu drejtuan forcave izraelite për t'u thënë se në bord kishte të plagosur rëndë që duhet të evakuoheshin dhe të mjekoheshin. Hanin Al Zubi, një anëtar i Knesetit (parlamenti izraelit) i cili ndodhej në bord, transmetoi gjithashtu mesazhin e përkthyer në hebraisht, për t'u siguruar që ai të kuptohej nga ushtarët, shtoi Colborne. "Ishte si një film horror. Ishte një masakër. Ata qëllonin me plumba të vërtetë. Na nxorrën në pjesën e sipëme, na lidhën duart me litarë dhe na detyruan të uleshim ose të qëndronim në gjunjë. Nuk kishim ujë. Një grua ishte shtatzënë, një tjetër ishte shumë e sëmurë, një burrë dukej se po humbte ndjenjat". "Nuk e besonim se ata do të përdornin këtë lloj taktike kundër civilëve. Më i vogli ishte më pak se një vjeç, më i vjetri 89 vjeç. Ishim një mision humanitar, nuk kishim armë", theksoi ajo. "Shpresoj vetëm që vdekja e tyre të ketë shërbyer për diçka. Shpresoj se qeveria britanike dhe qeveritë e tjera kudo në botë do të veprojnë. Duhet t'i jepet fund rrethimit të Gazës". /I.Pu.
KOMENTE