Bruksel - Rasmussen: Vendet Anëtare Të Nato-S Të Mos Zvogëlojnë Buxhetin Për Mbrojtjen
BRUKSEL, 3 qershor /ATSH-MIA/ - Vendet anëtare të NATO-s nuk duhet të reagojnë për krizën ekonomike duke ulur buxhetet për mbrojtjen deri në atë shkallë sa që të mos mund të sigurojnë garanci, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Disa nga vendet e NATO-s kanë kufizuar buxhetet ushtarake deri në atë masë sa ekziston rrezik që NATO të mund të mos sigurojë financimin e saj individual.
"Të gjitha qeveritë duhet të jenë të ndërgjegjshme se ulja e buxheteve ushtarake mund të ketë pasoja afatgjata negative, që mund të sjellin destabilizim dhe kanosje për sigurinë", deklaroi Rasmunsen./ a.jor.