Angli, 4 Qershor NOA - Brenda ditës së nesërme, e shtunë, Rafa Benitez do të bëjë të ditur vendimin e tij në lidhe me të ardhmen që do të thotë qëndrimi tek Liverpul ose largimi i tij me një shifër prej 3.5 milionë eurosh.
Ajo që duhet theksuar është se në këtë situatë me shumë mundësi Benitez do të heqë dorë nga ekipi i Liverpulit pasi tashmë dhe drejtuesit e klubit anglez janë duke menduar për zëvendësuesin e tij.
Duke parë këtë gjendje Inter është hedhur menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e spanjollit ku në rast ardhjeje të tij në Milano Bentiez, do të sillte dhe Javier Mascherano, në radhët e ekipit zikaltër.
r.b/NOA