English

Durrës: Rikthim I Bujshëm I Instrumentistit Dash Hoxha

ë shumë se një orë koncert nga artisti që u nderua me titullin "Mirënjohja e qytetit"- DURRËS, 3 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Saksofonisti Dashnor Hoxha është rikthyer pas 19 vjetësh në qytetin e tij të lindjes, me një buqetë perlash nga muzika më e mirë e huaj. Në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" Dashi, siç vazhdojnë ta thëRrasin artdashësit dhe miqtë e tij të shumtë, ka luajtur në klarinetë dhe në saksofon, siç do t'i pëlqentë të luante disa dhjetëvjeçarë më parë, kur partiturat e Gërshwinit apo intepretimi i Beny Gudmanit te ne konsideroheshin herezi. I larguar që nga viti 1992, fillimisht në Itali e më pas në SHBA, artisti 59-vjeçar i ka mahnitur dëgjuesit që patën rastin të shijojnë notat e pjesëve që kanë bërë epokë "The dream" nga David Sanborn, "Pick up dhe pieces" nga Kenny "G", "Know you py heart" nga Dave Koz, etj. Bashkë me Dashin në Durrës ka ardhur një bandë e mrekullueshme, e drejtuar nga mjeshtri Shpëtim Saraçi, në përbërje të të cilit ishin edhe artistë të tjerë të xhazit dhe muzikës së "zezë" si Gjici, Duri, Dhimo, Kraja e Shahini, që tre javë më parë së bashku kishin korrur të njejtin sukses edhe në kryeqytet. I emocionuar para bashkëqytetarëve të tij Dash Hoxha ka kujtuar mësimet e para të saksit në Durrës nga profesori rus Valentin Rubin dhe më pas gjithçka që lidhet me studimet në Institutin e Lartë të Arteve dhe përfshirjen në Big Bandin e RTSH, që drejtohej nga Gaspër Çurçija në fillim të viteve 1970. Pjesëmarrës në të gjitha festivalet e organizuara në Tiranë dhe në Durrës deri në vitin 1991 saksofonisti Dash Hoxha është një pjesë e historisë muzikore dhe artistike të qytetit antik, i cili te artistët e tij ka parë gjithnjë një dritë shprese për të ardhmen më të mirë. Durrësi i ka akorduar dje instrumentistit të shquar nderimin "Mirënjohja e qytetit", të cilën gjatë spektaklit ia dorëzoi drejtori i departamentit të kulturës, Adrian Gurra. /s.s./
KOMENTE