English

Ekon - Junker: Plani Mbështetës Ekonomik I Zonës Euro Finalizohet Të Hënën

LUKSEMBURG, 3 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave të vendeve të zonës euro do të finalizojnë të hënën krijimin e një mekanizmi mbështetjeje ekonomike, të parashikuar për t'i ardhur në ndihmë vendeve që do të jenë në vështirësi si Greqia, deklaroi sot kreu u radhës i grupit të ministrave, Jean-Claude Juncker. "Mekanizmi financiar që do të krijojmë të hënë në Luksemburg është një mjet provizor, që i përgjigjet 'nevojave dhe situatës së krizës' për vendet e zonës euro'', deklaroi presidenti i ''Eurogrupit'' gjatë një konference financiare në Luksemburg. Ministrat do të takohen të hënën në Luksemburg për mbledhjen e tyre mujore të radhës. Ata ranë dakord më 9 maj në parim për krijimin e një fondi të tillë emergjence me një shumë prej 440 miliardë euro garanci huash për shtetet që do të ndodheshin në vështirësi dhe në pamundësi për të siguruar paratë në tregjet financiare. Suedia dhe Polonia i janë gjithashtu bashkangjitur projektit, që duhet të plotësohet po ashtu edhe disa hua të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të arritur një total prej 750 miliardë euro. Por, diskutimet e fundit në nivel ekspertësh për një arritje konkrete diapozitivat po rezultojë shumë të vështira./ /i.p/
KOMENTE