Itali, 3 Qershor NOA - Gjiganti i sulmit italian Luca Toni pas një eksperience të shkurtër që kaloi në ekipin e Romës me sa duket është i gatshëm për të filluar një sezon të ri tek skuadra e Xhenovës.
Në mbrëmjen e djeshme ai ka patur një takim me presidentin e kësaj skuadre, Presiozi dhe kjo në lidhje me transferimin e tij në Xhenova. Me sa është bërë e ditur nga shtypi italian akordi është arritur dhe Luca Toni sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
Për sa i përket zyrtarizimit të lajmit ai do të vijë ditët në vazhdim, kur do të bëhet dhe prezantimi i Tonit.
r.b/NOA