Itali, 4 Qershor NOA - “Gjithçka nuk ishte faji im”, - këto ishin fjalët e Ferrarës në lidhje me Juventusin për sa i përket periudhës që kaloi ai në këtë skuadër. Ish tekniku i bardhë e zinjve theksoi se në ekipit e Juventusit problemet ishin të shumta.
“Dek Piero është historia e këtij ekipi por, ai kërkon të luajë gjithmonë dhe ky është një problem tek kjo skuadër. Për sa i përket Melos mund të them se prezenca e tij tek Juventus nuk ishte dhe aq pozitive”, - deklaroi Ferrara.
Çiro shtoi gjithashtu dhe në lidhje me Diegon, ku për këtë të fundit fjalët ishin mjaft pozitive pasi ai theksoi se është një lojtar tepër i talentuar dhe nuk ka asnjë dyshim që ai të qëndrojë tek Juventus.
Megjithatë Ferrara e mbylli intervistën e tij duke theksuar se raportet e tij me skuadrën e Juventusit do të mbeten gjithmonë të shkëlqyera.
r.b/NOA