Flotilja - Abu Mazen: Nënshtetësi Palestineze Për Aktivistët
RAMALLAH, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti palestinez Abu Mazen (Mahmud Abbas), për sa i përket sulmit izraelit kundër flotiljes me aktivistë të paqes që shkaktoi të paktën 9 të vdekur të konfirmuar, premtoi se do t'i japë nënshtetësinë palestineze qindra aktivistëve të huaj, shumica turq, të cilët morën pjesë në misionin humanitar.
Ngjarja e rëndë dhe pjesëmarrja e turqve e ka rritur shumë popullaritetin e Turqisë ndër ndjekësit e Hamasit në Gaza dhe në Autoritetin kombëtar palestinez.
/e.v/